Besimi më i ri fatsjellës në Tajlandë, kukullat (Video) NULL NULL 27.01.2016 14:40 27.01.2016 14:40 Banorët në Tajlandë, blejnë kukulla të tilla, çofshin ato foshnjore apo të ngjajshme, duke shpresuar për fat të mirë dhe në sjelljen e pasurisë Tajlanda, vend budist kryesisht prej 66 milionë banorësh, duke u modernizuar me shpejtësi por duke mbetur shumë supersticioz njëkohësisht poashtu. Besimet e saj budiste shpesh ekzistojnë krahë për krahë me animizëm, astrologji dhe ritualeve të magjive të zeza, transmeton Klan Kosova. Por tashmë dicka interesante shumë tendencioze janë besimi i fundit i tyre ‘’Fëmija Engjëll’’, kukull gome kjo ku adhuruesit besimtarë budist, po blejnë ato për të fituar shpirtrat dashamirës. Banorët në Tajlandë, blejnë kukulla të tilla, cofshin ato foshnjore apo të ngjajshme, duke shpresuar për fat të mirë dhe në sjelljen e pasurisë, transmeton Klan Kosova. ‘’Fëmija Engjëll’’, po konsiderohet si ringjallës i fatit të mirë dhe çelësi i suksesit në Tajlandë e që gjithësesi ngado që shkojnë ato marrin kujdesin e një fëmije të gjallë që frymon nga blerësit e tyre, duke u ushqyer, shetitur etj. Një kukull e tillë po arrinë çmimin pothuajse deri në 770 euro.