Besim Dina, mysafiri i parë i podcastit të Lumir Abdixhikut NULL NULL 22.10.2023 21:24 22.10.2023 21:24 Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Besim Dina, do të jetë mysafir në podcastin e parë të tij. Abdixhiku potencoi se Dina solli freski dhe energji gjatë diskutimit njëorësh. I pari i LKD-së, shtoi se nesër në mbrëmje do të jetë transmetimi i parë. “Më ndryshe se çdo komunikim i yni deri më tani. Mysafiri i parë në këtë Podcast është Besim Dina”, shkroi Abdixhiku. “Ballafaqimi me të është gjithnjë i vështirë; por ne jemi pikërisht në kërkim të bashkëbiseduesve si ai; me mendje te hapur, me kritikë të drejtpërdrejtë e me ide që thejnë gjithë muret e ambicieve të varfëruara. Sonte, ai i solli freski e plot energji gjithë diskutimit tonë një orësh!”. “Podcasti ‘Rruga e Re’ na vjen si një dritare e re komunikimi; që mes zhurmës mbytëse të ankesave e ngecjes me të shkuarën, provon të ndërtojë rrugën përpara. Këtu, unë dhe bashkëpunëtorët e mi, do t’i shpalosim në detaje të gjitha projektet e ‘Rrugës së Re’ e idetë tona politike. Do t’i sfidojmë ato me secilin mendues kritik e secilin zë që e ëndërron një Kosovë të mbarë, të fortë e në zhvillim”. “Nesër, në mbrëmje, transmetimi i parë. Besim, të faleminderit. Ishte privilegj e kënaqësi!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë