“Besëlidhja” e Metës, reagon Rama: Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes NULL NULL 22.02.2020 19:59 22.02.2020 19:59 Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas thirrjes së Presidentit Meta për një tubim në datën 2 mars. “Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë, aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë iu bë një deklaratë publike dashurie nga Bashkimi Europian dhe bota mbarë në 17 shkurt, ata u marrosën…”, shkruan Rama në Twitter. “Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh! Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar”./A2/ Mos humbim kohë me ta,janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar. — Edi Rama (@ediramaal) February 22, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 9 minuta më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 15 minuta më parë