"Besa Trans": S'ka pasur naftë në bagazh e as rezervuar për qëllime të kontrabandimit

“Besa Trans”: S’ka pasur naftë në bagazh e as rezervuar për qëllime të kontrabandimit

NULL NULL
2 weeks më parë

Kompania ‘Besa Trans’, autobusi i të cilit u aksidentua në Bullgari ku mbetën të vdekur 45 persona ka reaguar pas raportimeve se në bagazhin e këtij autobusi ka pasur kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike.

Kjo kompani ka thënë se të gjitha këto raportime janë spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur.

Tutje në reagimin e “Besa Trans” thuhet se kapaciteti total i autobusit ka qenë 450 deri në 500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, duke theksuar se në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese.

“Si agjenci njoftojmë të gjithë opinionin, familjarët e të të ndjerëve dhe të lënduarve nga rasti tragjik, se autobusi në asnjë mënyrë nuk ka pasur bagazh për kontrabandë me benzinë, naftë apo mjete piroteknike, të gjitha këto spekulime shërbejnë për qëllime keqdashëse duke u munduar që palë të caktuara të shfrytëzojnë nga tragjedia e ndodhur, kapaciteti total i autobusit ka qenë 450-500 litra naftë për shfrytëzim të vetë autobusit, dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur rezervuar rezervë për qëllime kontrabanduese, edhe njëherë lusim mediat që mos i përdorin këto dezinformata që edhe më shumë t’i lëndojnë familjarët, por edhe që bëhet pengesë për procesin e hetuesisë e cila u njoftua edhe zyrtarisht, detajet më të hollësishme i presim nga procesi hetues”.