Besa Baftiu: Gazi lotsjellës deri këtu ka sjell rezultat NULL NULL 17.12.2015 18:20 17.12.2015 18:20 Deputetja e Vetëvendosjes në Parlamentin e Kosovës, Besa Baftiu ka thënë se ata kanë qenë të gatshëm ta pengojmë punën në parlament, deri sa nuk do të ketë normalitet në Kosovë. “Demarkacioni dhe Asociacioni janë gjëra të këqija dhe ne po mundohemi që t’i evitojmë këto të këqija”. Baftiu ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit, Mustafa sa i përket liberalizimit. “Kryeministri tha se liberalizimi tha nuk na duhet, ai tha se mund të jetojmë pa liberalizim, por la të kuptojmë se korrupsionin nuk po mund ta luftojmë”, ka thënë Baftiu. Ajo ka thënë se pajtohet edhe me deputeten e LDK-së, Melihate Tërmkolli e cila ka refuzuar të iu nënshtrohet kontrolleve në parlament. Baftiu ka thënë se pamjet e krijuara muajt e fundit në Kuvendin e Kosovës, e kthejnë atë shumë vite më parë, kur kishte veprime të tilla. Sipas saj në ekspertizat e bëra ka dalë se gazi lotsjellës nuk është i dëmshëm për shëndetin, ne atë po e përdorim vetëm për shpërndarje, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025