Berlusconi: Mund të mbajë 51 % të aksioneve NULL NULL 02.05.2015 14:10 02.05.2015 14:10 Presidenti i A.C Milan Silvio Berlusconi përfundoi takimin e radhës me tajlandezin Bee Taechaubol duke lënë të hapur mundësinë për të mos e shitur pjesën më të madhe të aksioneve. Pas takimit ai u shfaq përpara gazetarëve bashkë me manjatin aziatik ku hodhi dritë mbi ecurinë e bisedimeve. “Dua t’ju jap tifozëve garanci për të ardhmen. Mr.Bee është një njeri serioz dhe po diskutojmë rreth disa detajeve të kontratës. Mendoj se do të bëhemi miq. Po punojmë për markën dhe unë besoj se ky është një takim për të ardhmen. Gjithçka është në diskutim, por mundësia që unë të kontrolloj 51% të aksioneve është reale”, u shpreh presidenti aktual i skuadrës kuqezi, duke ia lënë më pas fjalën pasardhësit të tij të mundshëm. “Dua të falënderoj presidentin për mundësinë që po më jep. Është një nder i madh por për të mbyllur bisedimet do të duhet ende edhe shumë kohë”, nënvizoi tajlandezi që kërkon të ngjitet në krye të shoqërisë kuqezi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.