Berlini 39 milionë dollarë nga finalja e CHL NULL NULL 03.05.2015 14:33 03.05.2015 14:33 Është motori ekonomik i Evropës dhe në 90 minuta në një ditë të qershorit do të fitoj 39 milionë dollar që do të inkasohen në arkat e ekonomisë më të madhe të kontinentit. Mijëra fansa të futbollit do zbresin ne kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin për të dëshmuar lavdinë e dy ekipeve që luftojnë për titullin e lavdishëm të UEFA Champions League me 6 qershor. Në qytetin e vlerësuar pritet të hyjnë miliona dollarë nga top ngjarja e futbollit evropian, ku Olympiastadion do të jetë nikoqir i një finale të madhe pas asaj së botërorit të vitit 2006. 77.000 tifozë pritet të ulën në shkallët e stadiumit në Berlin. Suveniret,akomodimi,transporti, ushqime e pije që do të shiten do të kontribuojnë në të ardhurat e qytetit më të madh të Gjermanisë që mirëpresin finalen e 59-të të kompeticionit prestigjioz.