Berjani: Lëvizjet e mëdha në bursë i kanë lënë çmimet e naftës konstante tek ne (VIDEO) "S’mund të parashikojmë çmime sepse po ka lëvizje në berzë”, është shprehur ai për emisionin Portofol në Klan Kosova FM. NULL NULL 19.08.2022 15:39 19.08.2022 15:39 Ditët e fundit ka pasur rënie të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Por kjo nuk ka reflektuar ende në Kosovë. Për kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, çmimet nuk kanë lëvizur për ditë të tëra ngase në bursë ka ulje-ngritje të shpeshta. “Çmimet janë konstante në tregun vendor. S’mund të parashikojmë çmime sepse po ka lëvizje në berzë”, është shprehur ai për emisionin Portofol në Klan Kosova FM. “Mbesim me shpresë për një rënie të lehtë”. Më tej Berjani ka thënë se qeveria ka bërë mirë që është tërhequr nga vendimi për vendosjen e çmimit tavan. “Kosova është treg i hapur”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 24/06/2025
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 13/06/2025