Berisha: Turp që askush nuk iu gjet afër Rugovës kur u mor peng nga Millosheviqi (VIDEO) NULL NULL 03.06.2023 21:22 03.06.2023 21:22 I ftuar në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova ka qenë veprimtari Fetah Berisha, i cili foli për qytetin e Rahovecit në dekadën para çlirimit të Kosovës, 1998/99. Përveç Rahovecit dhe zhvillimeve politike atje gjatë asaj periudhe, ai foli edhe për disa ngjarje që lanë gjurmë në historinë e vendit. I pyetur se si u ndje kur pa se presidenti Rugova ishte marrë peng nga presidenti serb Millosheviq, ai tha se marrja e tij peng nuk duhet e as nuk guxon të trajtohet si shkuarje e Rugovës me vetdëshirë në Beograd. “Kur i shikon këto ngjarje, është e turpshme dhe e pandershme që Rugovës nuk iu gjet kurrkush afër, bile-bile edhe për ushtarakët duhet një vërejtje. Po si mundet një presidenti siç ishte Rugova mos me iu gjet afër aty, por përkundrazi, për shembull në Tiranë njerëzit vrapuan me e shpall edhe tradhtar”, tha ai. I pyetur se kush do të duhej t’i qëndronte afër, ai u përgjigj kështu: Emisioni i plotë: *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.