Berisha: Specialja nuk e gjykon luftën e Kosovës NULL NULL 20.05.2015 22:02 20.05.2015 22:02 “Kosova nuk do të gjykohet asnjëherë si shtet, as UÇK-ja si strukturë ushtarake. Gjykata Speciale do t’i gjykojë vetëm personat për të cilët dyshohet se kanë kryer krime që bien ndesh me konventat ndërkombëtare”, ka thënë avokati dhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha. Besnik Berisha, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, i ftuar në emisionin Zona B, duke folur për formimin e Gjykatës Speciale, ka thënë se ky institucion gjyqësopr do t’i gjykojë vetëm individët dhe asnjëherë Kosovën si shtet. “Kosova nuk do të gjykohet asnjëherë si shtet, as UÇK-ja si strukturë ushtarake. Nuk do të gjykohet as lufta e Kosovës për çlirim. Por vetëm persona për të cilët dyshohet se kanë kryer krime që bien ndesh me konventat ndërkombëtare”. Berisha gjithashtu ka thënë se Kosova e ka të detyrueshëm formimin e Gjykatës Speciale dhe se kjo nuk e bën Kosovën kryese të krimeve të luftës. “Pranimi i Gjykatës Speciale, nuk e bën Kosovën kriminele. Ne kemi një detyrim ligjor dhe kushtetues, nuk ka më hapësirë për zgjedhje, është e domosdoshme dhe e detyrueshme”. Ai gjithashtu ka konstatuar se deputetët janë të lirë të bëjnë zgjedhjen e tyre. Ata mund të votojnë sido që e konsiderojnë të drejtë. “Deputetët nuk do t’i kushtëzojë askush në verdiktin e tyre pro ose kundër gjykatës. Nuk sanksionohet askush që nuk voton dhe nuk shpërblehet askush që voton”. Në emision u fol edhe për ngjarjet në Kumanovë, ku i ftuari Besnik Berisha demantoi deklaratat e mëhershme të Haxhi Shalës, Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së. Shala në emisionin Info Magazine, kishte thënë se kryeministri kishte informata të cilat delegonin në ngjarjen e Kumanovës, kurse Berisha tha se nuk kishte informacione që do të mund të shërbenin si preventivë për zhvillimet në Kumanovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025