Berisha: Sipas logjikës së Prokurorisë së Specializuar, gjysma e Kosovës qenkan kriminelë! (VIDEO) NULL NULL 04.04.2023 21:31 04.04.2023 21:31 Avokati Besnik Berisha ka folur për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka theksuar se sipas logjikës së Prokurorisë së Specializuar, gjysma e Kosovës i bie se janë kriminelë. “Në qoftë se katër njerëz kanë përfaqësuar prej 98, prej ditës kur ka ndodhur masakra ndaj familjes Jashari, nëse kanë pasur për qëllim jo çlirimin nga Serbia, jo ushtri çlirimtare, por ushtri për marrjen e pushtetit, i bie që ne kushdo që një ditë e kemi mbajtur kallashin në dorë, një kafshatë bukë nëse ia kemi servuar dikujt ose një gotë ujë, ne jemi kriminelë bashkë me ta”. “Veprimet e individëve të caktuar, e kemi thënë në këtë studio para se të fillojë ky gjykim, do ta themi çdo ditë, duhet të përgjigjen, secila viktimë duhet të gëzojë të drejtën për drejtësi. Por jo të rishkruhet ajo që ne po i themi histori, jo të na bëjnë tani kriminelë, 1 milion personave”. “Pse? Sepse ushtruesi i prokurorit të Dhomave të Specializuara domosdoshmërisht duhet ta çojë teorinë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Unë kam pritur dje dhe shumica nga ne që së paku të shohim në ditën, në datën dhe vendin, se ky është krimi individual që ka kryer”, ka thënë Berisha.