Berisha: Shteti Maqedon, krime të shëmtuara ndaj shqiptarëve NULL NULL 09.05.2015 16:28 09.05.2015 16:28 Sali Berisha: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë terror shtetëror të egër të autoriteteve maqedonase dhe kërkoj ndërprerjen e menjëhershme te dhunës Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se autoritet e Maqedonis po shkaktojn dhunë dhe terror në popullin shqiptar. Berisha këto komente i ka bërë ne llogarin e tij në Facebook. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë terror shtetëror të egër të autoriteteve maqedonase dhe kërkoj ndërprerjen e menjëhershme te dhunës dhe terrorit në Kumanovë”, ka shkruar Berisha në Facebook. Ja postimi i tij i plotë: Te dashur miq, ne orët e para te mengjesit, njesi te blinduara te policise se Maqedonise kane vene papritmas ne shtetrrethim dhe sulmuar me arme automatike, mitroloza, granatahedhse nje lagje te Kumanoves qe banohet krejtesisht nga shqiptaret. Nderkohe qe autoritetet maqedonase nuk japin te dhena, mediat e ndryshme dhe deshmitar nga vendngjarja informojne per vrasje te disa civilve te pafajshem, femije 8 vjeç, gra, te moshuar dhe shume te tjere te plagosur, çka deshmon per krime te shemtuara shteterore ndaj popullesise civile shqiptare ne kete qytet. Shkaqet e ketij sulmi policor te njesive te blinduara te policise se Maqedonise jane ende te paqarta. Natyrisht element delinkuent mund te kete dhe ne lagjen e sulmuar por asgje nuk perligj dhe nuk justifikon kurre terrorin vrasjet e njerezve te pafajshem. Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave, denoj me ashpersine me te madhe kete terror shteteror te eger te autoriteteve maqedonase dhe kerkoj nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe terrorit ne Kumanove si dhe vendosjen para ligjit te gjithe autoret, organizatoret e krimeve te shemtuara ndaj popullates shqiptare civile te Kumanoves. Ju bej thirrje qytetareve te Kumanoves te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokim, akt tjeter destabilizues per qytetin e tyre! sb *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shteti pagoi gjysmë milioni euro në 5 muaj për persona që u burgosën e arrestuan pa faj 6 minuta më parë
Lajme Trump: Vështirë t’i kërkohet Izraelit që t’i ndalë sulmet në Iran – Evropa s’mund të ndihmojë në këtë situatë 19 minuta më parë
Lajme Çka deklaruan ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë e Britanisë në takimin me homologun e tyre iranian? 20 minuta më parë