Berisha: Pres fitore, Prishtinës i kanë mbetur të gjitha punët pa përfunduar (VIDEO) NULL NULL 29.06.2025 10:29 29.06.2025 10:29 Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Bekë Berisha, ka thënë se pret fitore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Berisha në emisionin Weekendi në Klan Kosova, deklaroi se kryeqytetit i kanë mbetur të gjitha punët pa përfunduar. “Mbeturinat, siguria e fëmijëve nëpër shkolla, ndriçimi, kanalizimi, rrugët, pusetat, tollovia në komunikacion, mungesa e parkingjeve”, tha ai në Klan Kosova. Ai theksoi se problemet janë të identifikuara që 15 vjet, por nuk janë zgjidhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.