Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 23:36 24.06.2025 23:36 Deputeti i betuar i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka thënë se Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë. Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se nuk kanë pasur një përfaqësim i cili ka qenë këmbëngulës që siç u shpreh ai, regjistrimi të shkojë mirë. “I vetmi komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e fundit të popullësisë”. “Për faktin që ne nuk kemi pasur një përfaqësim i cili ka qenë këmbëngulës që regjistrimi të shkojë mirë, që të ketë kujdes, regjistruesit të kujdesen për regjistrimin e tyre”. Njerëzit nuk e kanë parë një siguri, nuk e kanë pasur një përfaqësim i cili u ka garantuar se në rast se regjistroheni se egjiptian do t’i keni të gjitha të drejtat në Kosovë, keni me u vlerësu, jeni pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Ka qenë një zbehje jashtëzakonisht e madhe”, tha tutje Berisha./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.