Berisha: Efekti i Bashkimit do shihet në Prizren NULL NULL 01.06.2016 08:05 01.06.2016 08:05 Deputeti Zafir Berisha, në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re, ka treguar për vendimin që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik (BD) për t’iu bashkuar Nismës për Kosovën. Ai ka thënë se efekti i parë i këtij bashkimi në strukturat e Nismës do të shihet në qytetin e Prizrenit. Berisha është shprehur i bindur se me këtë bashkim Nisma do të dalë fituese në Prizren në zgjedhjet e ardhshme lokale. Sipas tij, fitorja në këtë komunë do të ndikojë që alternativa e Nismës të fuqizohet në të gjithë Kosovën. Zafir Berisha nuk e ka fshehur ambicien e tij për të qenë kandidat i koalicionit AAK-Nisma për kryetar të Prizrenit. “Natyrisht se nuk e fsheh ambicien për ta menaxhuar qytetin e Prizrenit”, ka thënë Berisha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025