Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bëri thirrje për më shumë hapësirë për mërgimtarët, Komuna e Gjilanit iu thotë qytetarëve: “Dilni sa të doni”

NULL NULL
28.07.2021 21:11

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Gjilan u ka bërë thirrje qytetarëve të i shmangen daljes pa nevojë.

Sipas KKSB-së për t’i lënë hapësirë bashkatdhetarëve që janë për pushime.

“KKSB u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga daljet e panevojshme, për të lejuar më shumë hapësirë për mërgimtarët derisa ndodhen këtu për pushime”, njofton Komuna e Gjilanit përcjell Klankosova.tv.

Kjo ka ngjallur reagim tek qytetarët.

E pushteti lokal në Gjilan e ka sqaruar më pas këtë apel ndaj qytetarëve.

“Njoftimi ka qenë në frymën e asaj që qytetarët të tregojnë më shumë kujdes për vetën e edhe për mërgimtarët”.

Në fund në njoftimin e komunës thuhet se qytetarët mund të dalin sa herë që dëshirojnë, por duke pasur kujdes dhe duke i respektuar masat.

“Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.