Berberi humanist, fitimin e tij e jep për operimin e 2-vjeçarit nga tumori (VIDEO) NULL NULL nga Mërgime Taraku 14.08.2022 20:19 nga Mërgime Taraku 14.08.2022 20:19 Berberi Riad Sinani, nga Mitrovica, të dielën hapi lokalin vetëm që t’i dalë në ndihmë vogëlushit Joel Qarkaj, që është i prekur nga tumori në kokë dhe tërë fitimin vendosi ta dhurojë për dyvjeçarin. Një mërgimtar, që erdhi nga Gjermania, me të marrë vesh lajmin, jo vetëm se erdhi për t’i prerë vetë flokët, por i solli edhe dy nipërit e tij. Televizioni ka kontaktuar edhe me prindërit e Joelit, që të njëjtit së bashku me të birin ndodhen në Turqi dhe sipas tyre, kostoja fillestare prej 30 mijë eurosh është siguruar. Joeli do t’i nënshtrohet operacionit gjatë së hënës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 24 minuta më parë