Berat: Lumi Osum del nga shtrati, uji vërshon në qytet NULL NULL 01.12.2017 22:45 01.12.2017 22:45 Gjendja paraqitet e rënduar në Berat, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum. Referuar të dhënave të para, lumi ka vërshuar drejt qytetit, duke kërcënuar seriozisht dhjetëra banesa dhe biznese. Dalja e këtyre lumenjve pritej dhe më herët, pasi autoritetet shtetërore kishin paralajmëruar qytetarët për përmbytje në Berat, Fier e Vlorë, tre rrethet që preken më shumë nga Vjosa dhe Osumi. Gjatë 24 orëve të fundit, në qarkun e Beratit ka pasur përmbytje tokash e banesash dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona, shkruan Opinion.al. Deri tani pjesa më e prekur nga përmbytjet ka qenë Shqipëria qendrore me zona si Kruja, Fushë-Kruja, Kurbini, Tirana (periferia), Durrësi etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Nëse brenda 30 ditëve nuk konstituohet Kuvendi, kjo legjislaturë mund të shkojë në shtëpi 11 minuta më parë