Berani: Grafitet për Presidenten, shenjë se po ecim drejt demokracisë NULL NULL 05.01.2016 18:05 05.01.2016 18:05 Grafitet e fundit të shfaqura në Prishtinë që paraqesin Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në veshje intime, e që ngjallën debat të madh në Kosovë, gazetarja Evliana Berani i ka cilësuar si një shenjë që shoqëria kosovare po bëhet më demokratike. “Grafitet me përmbajtje të tilla nuk janë një risi. Për mua kjo është shenjë që po ecim drejt demokracisë, qoftë përmes grafiteve dhe formave tjera”, ka thënë Berani në Info Magazine të Klan Kosovës. “Satira luftohet me satirë, cinizmi me cinizëm. Ka grafite të ngjashme p.sh., me Hillary Clintonin, por nuk kam parë reagime nga Clinton dhe nga të tjerët”. “Aq sa më është dukur aq i vrazhdë grafiti, po aq aq e vrazhdë më është dukur edhe fshirja e grafitit”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025