Beqaj në Info Magazine: Nevojitet bashkëpunim, jo dominim - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beqaj në Info Magazine: Nevojitet bashkëpunim, jo dominim

NULL NULL
02/10/2015

Analisti politik, Behlul Beqaj, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosvoës se, mungon sinqeriteti politik tek politikanët e Kosovës.

Ai ka deklaruar se shumica parlamentare duhet të ketë dialog demokratik me pakicën opozitare.

“Shumica për hir të demokracisë duhet të jetë në një raport konstruktiv dhe të dialogimit me pakicën”.

“Esenca nuk është që të dominojë shumica, ajo duhet të bashkëveprojë me pakicën. Arsyet pse këto dy anë të politikës kanë konfrontime janë shumë të thella”.

Ai ka thënë se në këtë formacion politik Kryeministri Mustafa ka një pozicion shumë të dyshimtë.

“Isa Mustafa ishte pjesë e pakicës dhe tani shtrohet çështja se cila është realisht bindja e tij, ajo opozitare apo pushtetare”.