Beogradi pretendon se Kosova ka dëbuar edhe një polic serb NULL NULL 25.06.2025 15:41 25.06.2025 15:41 Pikëkalimi kufitar i Merdarës. Foto ilustruese (Radio Evropa e Lirë) Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendoi se autoritetet e Kosovës e kanë dëbuar edhe një tjetër pjesëtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili jetonte në Kosovë, përkatësisht në Shtërpcë – komunë me shumicë serbe në jug të Ibrit. Sipas njoftimit të kësaj zyreje, ky pjesëtar i MPB-së serbe po kthehej në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, kur u ndalua në pikën kufitare në Han të Elezit, u dëbua gjatë natës nga Kosova dhe aktualisht ndodhet në Serbi. “Po vazhdon politika e ndjekjes së policëve serbë nga territori i Kosovës, të cilëve në këtë mënyrë po u shkelen të drejtat themelore të njeriut, të garantuara nga shumë konventa ndërkombëtare, ndërkohë që nuk kanë asnjë mbrojtje nga misionet ndërkombëtare, të cilat do të duhej t’u garantonin respektimin e të drejtave serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim. Polici i dëbuar, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, punonte në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Banjën e Nishit, aty ku ndodhet edhe Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, e cila është zhvendosur nga Kosova nga ana e Serbisë. Sipas të dhënave të Zyrës për Kosovën, ky është polici i njëmbëdhjetë serb që është dëbuar nga Kosova. Megjithatë, autoritetet kosovare nuk kanë bërë të ditur se sa pjesëtarë të MPB-së serbe janë dëbuar deri më tani. Policia e Kosovës është deklaruar vetëm për rastin e parë më 15 qershor, kur është konfirmuar se një polici serb i ishte hequr shtetësia e Kosovës, me arsyetimin se kishte rrezikuar sigurinë kombëtare. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kishte njoftuar më herët se vendimin për heqjen e shtetësisë e kishte marrë në bazë të Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 38 minuta më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 3 orë më parë