Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beogradi pretendon për katër serbë të arrestuar në Kosovë

NULL NULL
14.06.2025 14:50

Mediat në gjuhën serbe në Kosovë po raportojnë se autoritetet e vendit kanë arrestuar katër shtetas serbë në pikat kufitare të Bërnjakut, Jarinjës dhe Konçulit.

Kjo po pretendohet edhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq.

Madje ky i fundit po thotë se në mesin e të arrestuarve janë tre punonjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një oficer policie në pension.

Arrestimet, sipas Petkoviqit, u kryen në kohë të ndryshme gjatë djeshmes dhe sot.

“Mbrëmë, N. V. (26-vjeç), pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe M. S. (53-vjeç), oficer policie në pension, u arrestuan në pikën kufitare të Bërnjakut. Arrestime të reja pasuan sot – M. M. (28-vjeç), gjithashtu një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, u arrestua në Jarinjë, ndërsa A. M. (36-vjeç), një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, u ndalua në pikën kufitare të Konçulit”, tha Petkoviqi.

Zyra për Kosovë tha se të katër janë aktualisht në paraburgim, ndërsa theksoi se për rastin do të njoftohen edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ndërmjetësin në dialog, Peter Sorensen.

Sipas kësaj zyre, “ndalimet u kryen pa asnjë bazë apo arsye” dhe se kjo është një “hakmarrje e motivuar politikisht kundër popullit serb”.

Ndërkaq, për heqjen e shtetësisë së Nikolla Vujoviqit, kjo zyrë tha se “Kurti dhe Sveçla morën një vendim për dëbimin e paligjshëm të N. V., i cili është një precedent dhe veprim i paprecedentë nga Prishtina”.

Për arrestimin e Vujoviqit, Klankosova.tv raportoi pak më parë, teksa u mësua se i njëjti është dërguar në kampin për azilantë në Prishtinë në pritje të ekstradimit. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.