Beogradi nuk ka veto për ta penguar Kosovën në KiE (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 13.05.2022 23:01 nga Besnik Tahiri 13.05.2022 23:01 Para dy muajve i shkroi letër qeverisë së tij. Me të deputeti Knut Abraham kërkonte përgjigje nga kabineti i kancelarit Olaf Scholz se a e përkrah Gjermania anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Letra kthyese i erdhi më 4 maj dhe mbante miratimin e fortë të qeverisë në Berlin për përkrahje të asaj në Prishtinë. Kjo e fundit dorëzoi të enjten aplikimin në Strasburg të Francës. “Mendoj që vendimi i qeverisë kosovare të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës është saktësisht i drejtë. Është koha e duhur për nisjen e këtij procesi dhe unë jam i bindur që në fund do të jetë i suksesshëm,” thotë Abraham. Në intervistë për Klan Kosova, ligjvënësi i partisë opozitare CDU thotë se në Bundestag nuk ka ndarje partiake kur vjen puna në përkrahje të Kosovës. E sheh goxha të mundur idenë që vendi i tij të jetë sponsor i hyrjes së Kosovës në KiE. Pas miratimit në Komitetin e Ministrave, një vend anëtar duhet ta propozojë votimin për anëtarin e ri të Këshillit të Evropës në Asamblenë Parlamentare. “Do ta shohim të premten që vjen më 20 maj kur Komiteti i Ministrave të Këshillit takohet në Torino të Italisë. Kështu që edhe qeverisë italiane i bie një rol i rëndësishëm, pasi që në këtë takim mund të vendosen pikat e para. Krejt ky është proces i gjatë i cili do të jetë i suksesshëm kur shumë nga miqtë e Kosovës punojnë së bashku. Kjo vlen për Italinë por edhe për Gjermaninë dhe shumë tjerë që e përkrahin këtë qëllim” Por si e sheh politikani gjerman dramën politike në Serbi. Për shkak të aplikimit të Kosovës për hyrje në KiE, në Beograd u mblodh organi më i lartë i sigurisë. “Kjo nuk është çështje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, por është punë e një Institucioni demokratik në Evropë që të vendos sipas rregullave nëse Kosova mund të bëhet anëtare apo Jo. Në këtë çështje nuk ka veto nga Beogradi” Derisa e sheh të mundur që pas një viti Kosova të bëhet anëtarja më e re e organizatës lidere për të drejtat e njeriut e demokraci, Abraham tha se Gjermania do t’i motivojë vendet tjera t’i qëndrojnë krah republikës së vogël ballkanike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025