Benzema tregon arsyen se pse shkoi në Arabinë Saudite: Jam mysliman (VIDEO) NULL NULL 08.06.2023 19:37 08.06.2023 19:37 Sulmuesi francez Karim Benzema, karrierën e tij do ta vazhdojë larg La Liga-s dhe fanellës së Real Madridit, ku i kaloi plot 14 sezona. Benzema zbuloi edhe arsyen se pse zgjodhi që të luajë në Arabinë Saudite, tek klubi Al-Ittihad. Ai tha rol ka luajtur edhe feja pasi i takon besimit mysliman. Francezi ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit. “Unë jam një mysliman, është një vend mysliman dhe dua të jetoj atje. Është mirë të jesh në një vend musliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan”. tha Benzema. Fituesi i “Topit të artë” ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, pasi do të qëndroj në Arabin Saudite deri në vitin 2026, ku do të përfitoj rreth 200 milionë euro në vit. 🎙️ Watch the full interview with Karim Benzema! Learn about his ambitions and goals with us next season!#Benzema2Ittihad #HereToInspireKSA pic.twitter.com/lMSkSPh7AL — Ittihad Club (@ittihad_en) June 8, 2023 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 2 days