Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benzema kthehet në ushtrime, gati për Juventusin

NULL NULL
03.05.2015 16:07
Karim Benzema duket se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Juventusit. Ai i është bashkuar ekipit në ushtrimet e së dielës.

Karim Benzema i është bashkuar Realit të Madridit në ushtrimet e së dielës.

Ky është lajmi i dytë i mirë për Carlo Ancelotin, pas fitores së mbrëmshme 3 me 2 ndaj Sevillës, në xhiron e 35 të La Ligas.

Klubi mbretëror ka bërë të ditur se francezi ka ushtruar bashkë me një pjesë të lojtarëve tjerë në fushën ndihmëse të ekipit.

Benzema, që u pa me fasho në këmbën e djathtë, pritet të luajë kundër Juventusit, në ndeshjes e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të martën, në Torino.

Sulmesi madrilen nuk mundi t’i ndihmojë Realit nga 14 prilli,  për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit, kundër Atletikos./KlanKosova

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.