Benny Gantz dorëhiqet nga kabineti i luftës izraelite NULL NULL 09.06.2024 20:16 09.06.2024 20:16 Benny Gantz Anëtari kryesor i kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz dha dorëheqjen nga qeveria e emergjencës së Izraelit të dielën. Ai derisa njoftoi dorëheqjen e tij, kritikoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun. “Largimi nga qeveria është një vendim kompleks dhe i dhimbshëm”, tha Gantz në një deklaratë televizive. “Netanyahu na pengon të ecim përpara drejt një fitoreje të vërtetë (në Gaza). Kjo është arsyeja pse ne po largohemi nga qeveria e emergjencës sot – me zemër të rëndë, por me gjithë zemër”, shtoi ai. Gantz, i cili shihet si rivali kryesor politik i Netanyahut, fillimisht pritej të jepte dorëheqjen të shtunën. Kjo shënoi afatin e tij të vetë-imponuar për t’u larguar nga qeveria nëse Netanyahu nuk parashtronte një plan të ri për luftën në Gaza dhe të ardhmen e enklavës. Ai shtyu një konferencë të planifikuar për shtyp pasi dolën raporte për operacionin izraelit për të shpëtuar katër pengje në Gaza qendrore, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv. Largimi i Gantz i jep një goditje Netanyahut, i cili përballet me presionin ndërkombëtar në rritje për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, protestat masive të përditshme në Izrael dhe presionin e brendshëm politik në rritje.