Benitez lavdëron Kovaçiqin NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Mesfushori kroat i ka lënë shumë përshtypje menaxherit të Los Blancos që nuk ka kursyer lëvdatat për të. Mateo Kovaçiq është një nga lojtarët që Rafa Benitez inkuadron më shpesh nga banka e rezervistëve këtë sezon. Mesfushori që nga transferimi i tij nga Interi megjithëse nuk ka luajtur në të gjitha ndeshjet, madje as në shumicën e tyre, ka marrë lëvdata të shumta për paraqitjet e tij nga shefi i pankinës. Kjo edhe pas paraqitjes së mirë ndaj Malmos, kur ai u fut në lojë për të pushuar dirixhentin e skuadrës, Luka Modriq. “Kovaçiq është lojtar i madh”. “Ai ka gjithçka duhet për t’u bërë kampion”. “Ndaj Malmos luajti shumë mirë, ndaj ndihma e tij këtë sezon pres të jetë e madhe”.