Bëni shtëpinë tuaj unike NULL NULL 20.05.2015 09:23 20.05.2015 09:23 Jetojmë në epokën e rrjeteve sociale, ku dokumentojmë me foto çdo lëvizje, ku kalohen pushimet, ç’farë hani, apo ku e pini kafen. Por keni menduar ndonjëherë se ç’farë do të ndodhte nëse një ditë çdo rrjet social do të pushonte së ekzistuari, dhe çdo foto, çdo kujtim që ju keni nuk do të ishte më. Si t’ja bëni? Bëni shtëpinë tuaj unike me fotot më speciale që i keni, duke i vendosur në korniza në mënyrat më interesante të mundshme. Mënyra e vendosjes do të krijojë një pamje të re të shtëpisë suaj duke e bërë të duket më moderne dhe më mikpritëse. Kështu edhe në ditët që ndiheni të mërzitur mjafton të kujtoni lumturinë që rrezatojnë fotot e varura në shtëpi.