Bëni pjesë të garderobës suaj çantat e shpinës NULL NULL 15.07.2017 12:00 15.07.2017 12:00 Të gjithë i kujtojmë ditët shkollore ku një çantë shpine ishte pjesë e përditshmërisë sonë. Megjithatë ky model çantash nuk duhet të mbetet vetëm në kujtimet e atyre ditëve. Ndër trendet e fundit të çantave të brendeve më të njohura si Louis Vuitton, Chloe apo Zac Posen janë pjesë edhe cantat e shpinës. Të rehatshme, tejet funksionale dhe mjaft të bukura, duhet të jenë pjesë e gardërobës tuaj. Nëse ende nuk e keni gjetur të preferuarën tuaj, me poshtë ju sjellim disa modele që t’ju inspirojnë.