Benfika, çerekfinalisti i parë i Ligës së Kampionëve NULL NULL 07.03.2023 22:52 07.03.2023 22:52 Benfika është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Club Bruggen, në dy takimet me rezultat të përgjithshëm 7-1. Në takimin e sotëm, në “Estadio da Luz”, Benfika shënoi fitore me rezultat 5-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi Rafa Silva, në minutën e 38’. Pak para se të mbyllet pjesa e dytë, Goncalo Ramos dyfishoi epërsinë. Në pjesën e dytë, Ramos shënoi edhe njëherë në minutën e 57’. Joao Mario nga penalltia, në minutën e 71’, katërfishoi epërsinë. Gjashtë minuta më vonë David Neres, me një gol të bukur, pesëfishoi epërsinë. Brugge krejt çka bëri është të shënojë golin e nderit me anë të Bjorn Meijer. Kështu Benfika kualifikohet në çerekfinale, pasi në dy ndeshjet fitoi me rezultat 7-1. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.