Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benfica me sulmin më të mirë në Champions League

NULL NULL
nga Shpend Spahija 08.03.2023 12:50

Kundër Club Brugge, krahas që i dhuroi epërsinë Benficas, Rafa Silva tregoi paraqitje të mirë nga fillimi deri në fund.

Për këtë, ai mori çmimin lojtari i ndeshjes. Megjithatë, sulmuesi vendosi që atë të i’a dhurojë bashkëlojtarit të tij, Goncalo Ramos, i cili në këtë takim shënoi 2 gola dhe 1 asistim.

Dy portugezët ishin protagonistë në fitoren 5-1 ndaj belgëve, duke kaluar tutje në çerekfinale të “Champions League” me rezultatin e përgjithshëm, 7-1.

Ky numër i golave, e bëri Benfican ekipin me sulmin më të mirë në këtë garë deri më tani këtë sezon, me 23 shënime.

Vetëm një më pak në vendin e dytë është Napoli, ndërsa në vendin e tretë me 20 realizime është kampioni aktual Real Madrid.

Por italianët dhe spanjollët kanë një ndeshje më pak se portugezët, pasi  ende nuk e kanë zhvilluar ndeshjen e dytë të 1/8 së finales.

lajme të ngjashme