Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benciolini: Rafting gara në Zubin Potok nuk u organizua nga Federata e Serbisë

NULL NULL
31.08.2019 17:18
I pyetur se si e komenton faktin që kosovarët mund ta konsiderojnë këtë organizim sportiv si ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, Benciolini ka thënë “nuk mund ta komentoj këtë”.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Rafting, Matteo Benciolini, ka thënë se Kupa Botërore e Raftingut në Zubin Potok nuk është organizuar nga Federata e Serbisë, por nga Federata Botërore e këtij sporti.

Ai ka thënë për Klan Kosova se Federata Botërore e Rafting nuk është e interesuar në politikë dhe se garat në Zubin Potok janë një mundësi e mirë për t’i bashkuar njerëzit.

“Kjo garë është e organizuar nga Federata Botërore e Rafting në bashkëpunim me Federatën e Serbisë. Ne nuk jemi të interesuar në politike dhe kjo është një mundësi e mirë për t’i bashkuar njerëzit”.

“Vendimi për t’i zhvilluar garat në Zubin Potok nuk është i Federatës serbe”.

I pyetur se si e komenton faktin që kosovarët mund ta konsiderojnë këtë organizim sportiv si ndërhyrje e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, Benciolini ka thënë “nuk mund ta komentoj këtë”.

“Sporti bëhet për t’i bashkuar njerëzit dhe kjo garë nuk është asgjë më shumë sesa sport”.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka një zyrë përgjegjëse apo një Federatë e cila do të mund të merrte përsipër organizimin e një gare të tillë.

Ndërsa në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Rafting, shkruan se gara po zhvillohet në Zubin Potok të Kosovës, e jo të Serbisë.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj gare, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Zubin Potok, hapet Kupa Botërore e Raftingut

klankosova.tv

lajme të ngjashme