Ben Affleck dhe e dashura kalojnë verën bashkë NULL NULL 03.07.2018 14:02 03.07.2018 14:02 Një vit pasi e bënë lidhjen e tyre publike, Ben Affleck dhe Lindsay Shookus po i kalojnë pushimet verore bashkë. Ylli i Justice League, 45 vjeçari që sapo ka përfunduar xhirimet e filmit të tij, Triple Frontier, në Hawaii është shumë mirë, ka thënë një burim për revistën People. “Ai duket shumë i lumtur që Lindsay është në Los Angeles tani”, ka thënë ky burim. Affleck dhe producentja e Saturday Night Live së fundmi ditëve të fundit janë parë disa herë së bashku duke shijuar edhe një darkë së bashku me prindërit e Shookus, transmeton Klan Kosova. 38 vjeçarja është duke qëndruar kohë pas kohe në shtëpinë 19 milionë dollarëshe të Affleck, ashtu sikur edhe në shtëpinë e saj në L.A gjatë verës. Në ndërkohë, ajo jeton në New York dhe do të kthehet atje kur sezoni i ri i Saturday Night Live do të kthehet në vjeshtë. Tani për tani, ajo dhe aktori po kalojnë kohë së bashku, kur të dy janë më të lirë me obligimet e tyre në punë. Një burim i afërt me aktorin ka thënë se ai po përpiqet që në të njëjtën kohë të kalojë kohë me fëmijët e tij – vajzat Violet (12), Seraphina (9) dhe djali Samuel (6) që i ka me ish-bashëkshorten e tij, Jennifer Garner, e cila nuk është takuar akoma me Shookus.