Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bellinghami i qetëson fansat pas lëndimit

NULL NULL
12.02.2024 13:26
Jude Bellingham

Jude Bellinghami shkëlqeu në deklasimin e Real Madridit ndaj Gironës në La Liga fundjavën që lamë pas.

Mirëpo, pos dy golave në fitoren prej 4:0, ai pësoi edhe një lëndim që pritet ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për një kohë.

Ndonëse në fillim u mendua që problemi i tij mund të jetë më serioz, ai tash nuk pritet të mungojë më shumë se tri javë.

“Do të kthehem shumë shpejt, mesazhet tuaja më kanë mbajtur pozitiv”, ka shkruar Bellinghami në Instagram. “ Faleminderit, madridista!”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.