Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bekim Haxhiu, Driton Selmanajt: Je shndërruar në kukuvajkë

NULL NULL
30.07.2018 19:30

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka replikuar deputetit të Lidhjes Demokratike Driton Selmanajt, pas deklarimeve të sotme në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në debatin e sotëm, Selmanaj paraprakisht kritikoi Presidentin Hashim Thaçi për çështjen e kryesimit të dialogut të Kosovës me Serbinë, njofton Klan Kosova.

”T’ia besosh Hashim Thaçit procesin e dialogut është sikur t’ia besosh hajnit kuletën”, ka thënë ai.

Pas deklarimeve të tilla, deputeti Bekim Haxhiu e quajti Driton Selmanajn, kukuvajkë, pasi sipas tij, ai vetëm po vajton.

”Je shndërruar në kukuvajkë, qyqe. Vetëm po vajton. Atëherë bëje analiza e tash bash kurrgjë nuk the për dialogun. Mendjen e ke veç të zgjedhjet dhe pushteti”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.