Bekë Berisha për përvjetorin e VV-së: Me kall guma si për 1 maj, emancipim me i ra tullë policit n’kry NULL NULL 11.06.2025 23:28 11.06.2025 23:28 Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha. Përfaqësuesit e VV-së, Xhelal Sveçla dhe Albulena Haxhiu, sonte janë paraqitur në transmetuesin publik në prag të përvjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është nesër. Kurse në kanalin tjetër T7, autori i Pressing ka ironizuar në studio nëse me këtë rast duhet “me qitë pishën, apo me shtru iftar”. I ftuar aty deputeti i AAK-së, Bekë Berisha u reagoi me ironi “me kall guma për 1 Maj edhe me këqyr zjarrin”. “Emancipuese t’u ja hi tullë policit në kry”, shtonte tutje Berisha, transmeton klankosova.tv. Nesër Lëvizja Vetëvendosje shënon 20-vjetorin e themelimit të saj, e që në prag të 20-vjetorit, partia e udhëhequr nga Albin Kurti, ka dështuar për 30 herë ta konstituojë kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti dikur Rugovën e quajti kolaboracionist, është dashur të kërkojë falje para se t'i shkonte te varri" 7 orë më parë
Kosova Sot nënshkruhet marrëveshja historike mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes (VIDEO) 7 orë më parë