Bekë Berisha: Kurrkush s’e ka nijetin e mirë, po duket që ka me vazhdu bllokada NULL NULL 29.06.2025 10:43 29.06.2025 10:43 Pak para seancës konstituive, është deklaruar para medieve deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha. Ai tha se askush nuk e ka qëllimin e mirë, e madje po duan që të vazhdohet bllokada në Kuvend, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk i kam kuptuar këto versionet e shpjegimit të asnjërës palë, por duket që këto duan të vazhdojnë apet me bllokadë, s’e ka nijetin e mirë kurrkush këtu, ndoshta duhet me dalë me i prish do rregulla, me i qit në dinë”, u shpreh Berisha. Ai thotë se disa deputetë po gënjejnë, madje dhe po takohen fshehurazi. Tutje, Berisha shtoi se për vendin duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.