Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bejta sulmohet fizikisht nga disa persona? (VIDEO)

NULL NULL
01.03.2025 20:47
Bejta

Është thënë që Bejtën e sulmuan fizikisht disa persona. Këtë, Prive Klan Kosova po ua kundërshton.

“Lulja” ishte kënga përmes së cilës këngëtari i ri dhe simpatik, Bejta, depërtoi në zemrat e publikut shqiptar. Bejta, një djalë tipik nga diaspora:  pa komplekse, së fundmi u bë viral në rrjetet sociale për shkak të performancës së tij në një klub në Kosovë.

U komentuan shumë lëvizjet e tij gjatë performancës, dhe po ashtu, lloji i të brendshmeve që kishte veshur atë natë. E kur je në qendër të vëmendjes, llafet për ty veçse shtohen. E menjëherë pas këtyre videove, në rrjet qarkulloi një video ku disa persona po e sulmonin fizikisht Bejtën.

Redaksia e Prive Klan Kosova kontaktoi me këngëtarin, i cili na tregoi se ajo video është thjesht pjesë e videoklipit të tij të këngës së fundit. Kënga në fjalë, me titull “Aman” ka pak ditë që është publikuar. Dhe pjesë e këtij videoklipi është edhe kjo sekuencë ku Bejta sulmohet nga disa persona.

Asgjë për tu shqetësuar. Djali po sjellë edhe këngë të reja dhe me gjasë do të ketë më shumë kujdes në performacat e tij.

lajme të ngjashme