Bëjnë dasmë në supermarket (FOTO) NULL NULL 03.03.2018 11:40 03.03.2018 11:40 Kështu, Ross dhe Jacqueline Aronson kanë vendosur që dasmën e tyre ta bëjnë në supermarket. Çifti që ishin takuar në New York City dhe tani jetojnë në Karolinën e Veriut, vendosë që ditën më të veçantë të jetës së tyre dashurore ta mbajnë në supermarketin Whole Foods. Madje edhe më herët gjatë lidhjes së tyre, Ross e kishte pranuar se idealisht do t’i propozonte martesë të dashurës së tij në supermarket. Këtë edhe e kishte bërë në shkurt të vitit të kaluar, kur edhe i kishte propozuar asaj martesë në departamentin e luleve të Whole Foods-it në Chapel Hill të Karolinës së Veriut.