Bëhuni gati për Play Station 5 (FOTO+VIDEO) NULL NULL 16.04.2019 17:44 16.04.2019 17:44 Qe disa muaj SonyPlaystation po punon për serinë e pestë kësaj pajisje teknologjike të shumë pëlqyer nga të rinjtë Për këtë nga Kompania Sony janë dhënë detaje. Falë një interviste dhënë për Wired, Sony ka treguar në detaje se si do të jetë gjenerata e pestë e konzolës shumë të popullarizuar. Sony premton se PS5 do të mbështesë grafika 8K, audio 3D, SSD super të shpejtë dhe një mundësi për të luajtur lojërat e PlayStation 4 në të. Sipas Mark Cerny, që shërbeu si arkitekti kryesor në sistemin e PS4, konzola e re nuk është thjeshtë një përmirësim i PS4, siç ishte PS4 Pro. Por, pajisja do të jetë krejtësisht e re, me një procesor tetë-bërthamësh të bazuar në gjeneratën e tretë të AMD-së, përcjellë Klan Kosova. Një tjetër ndryshim i madh në PlayStation 5 është zëvendësimi i hard diskut me një SSD, për të cilin Sony premton se do të përmirësojë hapjen e lojërave dhe luajtjen përtej imagjinatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.