Bëhuni gati për një javë të nxehtë, temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius NULL NULL 22.06.2025 14:42 22.06.2025 14:42 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike, me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Por, sipas të dhënave të IHMK-së, përjashtim bën dita e premte, kur pritet të ketë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin stuhi lokale, kryesisht në disa zona të izoluara. IHMK ka apeluar për kujdes të shtuar ndaj rrezeve të diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me ndjeshmëri ndaj temperaturave të larta. Më poshtë gjeni parashikimin e plotë të motit për pesë ditët e ardhshme: E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 27 deri në 31°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme. E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 14°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s. E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 28 dhe 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-2 m/s. E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12 dhe 18°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja. E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet nga 30 deri në 34°C. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë, nga veriperëndimi dhe verilindja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lladrovci ngushëllon familjen për vdekjen e Aziz Bardhit, ish-komandant i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së 15 minuta më parë
Kosova Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi kapacitetet bërthamore të Iranit 28 minuta më parë