Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Behrami: Specialja e sheh Policinë tonë si të kriminalizuar (VIDEO)

NULL NULL
19.06.2025 18:21

Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami sot në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, duke thënë se në rrethanat që gjendemi, kjo duhej të bëhej duke u bazuar në një debat publik.

Ai tha gjithashtu se kjo duhej të bëhej edhe duke marrë mendime nga shumë palë, përcjell Klankosova.tv.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it në kohën, në rrethanat dhe momentumin që gjendemi, mendoj që është dashur të bëhet duke u bazuar ndoshta edhe në një debat publik, por edhe duke marrë mendimet nga shumë palë, meqë EULEX-i nuk është  vetëm një organ i cili në të kaluarën është përkujdesur për sigurinë e vendit, është përkujdesur edhe për gjyqësinë dhe ka pasur kompetenca shumë më të mëdha edhe në shumë fusha”, u shpreh ai.

Behrami tutje tha se Gjykata Speciale e sheh Policinë tonë si polici të kriminalizuar.

“Tani mandati i EULEX-it është kryesisht funksionon si një mekanizëm i Gjykatës Speciale dhe unë mendoj që Kosova është dashur të paktën të provojë të dialogojë me përfaqësues të Bashkimit Evropian për të krijuar ndoshta një nen në këtë këmbimin e letrave, ku EULEX-i mund të marrë edhe një rol të cilin Gjykata Speciale nuk ia beson Policisë së Kosovës fatkeqësisht, sepse Gjykata Speciale edhe më tutje Policinë e Kosovë e sheh si një polici e kriminalizuar”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.