Behrami: Ish-ministrat e Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori se në seancat 48-orëshe NULL NULL 19.06.2025 18:31 19.06.2025 18:31 Deputeti i betuar i PDK-së, Artan Behrami në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, foli rreth ministrave në detyrë të Qeverisë Kurti, dhe ‘vizitat’ e tyre në Prokurori. Sipas Behramit, ish-ministriat e Albin Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori sesa në seancat konstituive të Kuvendit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv. “Paramendone, ish-ministrat e Kurtit më shpesh shkojnë në Prokurori sesa në seancat plenare që janë çdo 48 orë. Kjo tregon për nivelin e krimit dhe të korrupsionit që ka pasur në qeverisjen e kaluar”, u shpreh Behrami. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 5 minuta më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 1 orë më parë