Gazetarja nga Presheva: Serbia nuk po i përfill kërkesat e BE-së për të drejtat e shqiptarëve në Luginë NULL NULL 05.12.2024 08:50 05.12.2024 08:50 Ardita Behluli, gazetare në Luginë Një serbe është zgjedhur kryetare e Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë gjatë ditës së mërkurë. E gazetarja nga Lugina, Ardita Behluli, thotë se përkundër që qyteti i Preshevës është mbi 90 për qind i përbërë nga popullsia shqiptare, edhe ata pak shqiptarë që kanë qenë të punësuar në institucione publike në komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në rast të pensionizmit apo largimit nga puna, ata zëvendësohen me profesionistë të komunitetit serbë, njofton Klankosova.tv. Ajo, për emisionin “Ora Shtatë”, shton se është një disproporcion , duke thënë se serbët në Preshevë përbëjnë vetëm 2 për qind të popullsisë, e sa i përket punësimit në institucionet publike, është në disproporcion. “Ne mendojmë se Serbia po vazhdon me kryeneçin e saj, duke mos përfillur edhe rekomandimet e Bashkimit Evropian karshi realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha ndër të tjera Behluli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 60 minuta më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 5 orë më parë