Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bëhen homazhe për dëshmorët dhe martirët e rënë në Tërstenik dhe Negroc

NULL NULL
12.04.2025 18:32

Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Tërstenik dhe Negroc, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, deputetë, qytetarë dhe bashkëpunëtorë, morën pjesë në homazhe për nder të jetës dhe veprës së heronjve të kombit.

Në një njoftim të komunës thuhet se homazhet u zhvilluan në dy vende simbolike: në Tërstenik, te “Lisat binak”, dhe në Kompleksin memorial “Pëllumbat e lirisë” në Negroc, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e Arllatit, Gjergjicës, Llapushnikut, Negrocit dhe Vuçakut.

Lladrovci shprehu respektin e tij të thellë gjatë këtij momenti të rëndësishëm, duke theksuar: “Është ditë e mbushur me emocion për atdhedashurinë dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Nderimi më i madh që mund t’u bëjmë është fuqizimi i shtetit dhe angazhimi për mirëqenien e qytetarëve tanë. Lavdi e përjetshme për ata që luftuan për një Kosovë të lirë!”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.