Begaj: Shqipëria do të jetë gjithmonë avokate e Kosovës NULL NULL 15.04.2024 19:48 15.04.2024 19:48 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Presidenti i shqiptar, Bajram Begaj ka shkruar se Shqipëria do të jetë gjithmonë avokate e Kosovës, e do t’i qëndrojë në krahë çdo ditë. Kështu u shpreh Begaj pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, transmeton klankosova.tv. ”Faleminderit, Presidente Osmani! Është gjithmonë kënaqësi të jem në Kosovë, siç e them shpesh, në shtëpinë time të dytë. Shqipëria do të jetë gjithmonë avokate e Kosovës dhe do t’i qëndrojë krah në çdo kohë”.