Begaj: Polici Sami Thaçi tërë jetën e vet ia kushtoi atdheut NULL NULL 29.01.2020 08:24 29.01.2020 08:24 Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka reaguar pas vrasjes së policit Sami Thaçi mbrëmë në fshatin Zhur të Prizrenit. Begaj tha se Samiu tërë jetën ia kushtoi atdheut. “Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për humbjen e jetës së zyrtarit policor, veteranit të luftës dhe atdhetarit Sami Thaçi nga Shkarashniku i Malishevës, i cili mbrëmë dha jetën në krye të detyrës. Ne mbrëmë humbën njërin prej qytetarëve tanë më të devotshëm, humbëm një atdhetar të madh, humbën një njeri, i cili nga mosha 16 vjeçare, tërë jetën e vet ja kushtoi atdheut. Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju shprehi ngushëllime familjes Thaçi, Policisë së Kosovës, OVL të UÇK-së dhe miqve. NE KEMI HUMBUR NJË NJERI TË MADH. Me këtë rast, kërkojmë nga organet e rendit, që ta ndriçojnë rastin në hollësi dhe fajtorët ta paguajnë dënimin më të rëndë.U prehsh në paqe, HERO! “- tha Begaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.