Begaj për sulmin iranian ndaj Izraelit: Çdo përshkallëzim mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme NULL NULL 14.04.2024 13:08 14.04.2024 13:08 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka thënë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit, dhe shprehet se shpreson se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Kështu u shpreh i pari i vendit, përmes një postimi në X, njofton Klankosova.tv. Begaj më tutje thotë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm”, shkroi Begaj në X. “Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”.