Begaj pas inaugurimit të Millatoviqit: Shqipëria e Mali i Zi do të kontribuojnë për stabilitetin e rajonit tonë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Begaj pas inaugurimit të Millatoviqit: Shqipëria e Mali i Zi do të kontribuojnë për stabilitetin e rajonit tonë

NULL NULL
20.05.2023 16:51
Bajram Begaj

Jakov Milatoviq është betuar si president i ri i Malit të Zi, e pas kësaj, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka publikuar disa pamje nga kjo ceremoni.

Begaj përmes një postimi në Facebook tha se Shqipëria dhe Mali i Zi do të vijojnë të kontribuojnë për, siç është shprehur ai, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë, përcjell Klankosova.tv.

“Sot nga ceremonia e inagurimit të Presidentit Millatoviq. Shqiptarët në Mal të Zi dhe minoriteti malazez në Shqipëri janë ura të forta miqësie e bashkëpunimi. I bindur se këto lidhje do vazhdojnë të jenë një udhërrëfyes për marrëdhëniet tona. Si dy vende anëtare në NATO, me një vizion të përbashkët evropian, Shqipëria dhe Mali i Zi do të vijojnë të kontribuojnë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit tonë”, ka shkruar ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

Bajram Begaj

Bajram Begaj