Begaj në vizitën e parë në Kosova takon pozitën dhe opozitën NULL NULL 14.08.2022 14:00 14.08.2022 14:00 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nesër do ta vizitojë Kosovën, që shënon edhe vizitë e tij të parë zyrtare këtu. Takimin e parë Begaj do ta bëjë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani do ta presë homologun e saj me ceremonitë më të larta shtetërore, duke filluar nga ora 10:00. Takimin e dytë Begaj do ta zhvilloi me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca nga ora 12:15, ndërkaq nga ora 13:00 do të fillojë takimi i Begajt me kryeministrin Albin Kurti, përcjell Klankosova.tv. Presidenti shqiptar do të zhvilloi takim edhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai do të takohet edhe me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR, pastaj do të takohet edhe kryetarin e Prizrenit dhe do ta vizitojë Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. Begaj vizitën në Kosovë do ta shfrytëzojë edhe për të bvërë homazhe tek varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe tek varrezat e Familjes Jashari si dhe do të bëjë vizitë edhe në shtëpinë muze të Familjes Jashari. Agjenda e plotë: 10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës. 10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë. 10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë. 10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin. 11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur. 11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve. 12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca. 13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë Sh. T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës. 13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin. 15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës. 16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës. Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari. E martë, 16 gusht 2022 Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me: 09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi. 09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku. 10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj. 10:45-11:00 Takim me partitë minoritare. 11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it. 12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë). 13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit. 14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë